Rritja e pagave dhe pensioneve, sa janë dhe sa bëhen

Qeveria Shqiptare tashmë po negocion me Fondin Monetar për të përmbyllur nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve për vitin e ardhshëm. Paraprakisht mësohet se skema më e mundshme është që pensionet do të rriten me 3% për pensionistët dhe 10% për pagat.

Në këtë mënyrë në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë pensionistët që marrin një pension minimal në qytet do të përfitojnë një rritje me 342 lekë, pensionet maksimale të qytetit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe prej 7 mijë lekësh.

Ndërkohë rritja e pagave do të variojë nga 2 mijë lekë në 4 mijë lekë .Fatura e plote për këtë plan pritet te arrije ne mbi 13.4 miliard leke dhe përfshin rritjen e te gjitha pagave te sektorit publik dhe riindeksimin e te gjitha pensioneve, përkatësisht me 10% dhe 3%.

Pritet që nga kjo rritje e pagave dhe pensioneve do të përfitojnë rreth 600 mijë pensionistë, rreth 35 mijë mësues dhe rreth 40 mijë mjekë e infermierë.

Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore e kanë mbështetur vendimin qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve por njëkohësisht kanë kërkuar që të bëhet kujdes me nivelin e borxhit publik dhe të defiçitit.

Ministri i financave ka premtuar se rritja e pagave dhe pensioneve do të realizohet pasi rritja ekonomike gjatë 2016 e lejon një gjë të tillë.

[caption id="attachment_850188" align="alignnone" width="500"]penns Rritja e pensioneve[/caption]

[caption id="attachment_850186" align="alignnone" width="500"]pagat Rritja e pagave[/caption]

 

EMISIONET