Rritje në tregjet botërore - Rritet nafta në tregun vendas me 4-5 lekë për litër
06/03/2017 - 16:49

Prej tre ditësh ka shënuar rritje çmimi i naftës me 4-5 lekë.  Qytetarët përballen me çmime të ndryshme në pika të ndryshme të tregtimit ku çmimi varion nga 171 deri në 174 lekë.

Por ende disa prej operatorëve të hidrokarbureve nuk e kanë rritur çmimin, duke shitur naftën me 169 lekë.

Shkaku kryesor i rritjes së çmimit sipas operatorëve është reflektimi i shtrenjtimit të arit të zi në tregjet ndërkombëtare.

Tendenca e rritjes së çmimit filloi prej muajit janar bazuar në ecurinë e naftës në bursë.

Në bursën e huaj deri në fund të javës së kaluar u mbyll me çmimin e 55.9 $ për fuçi.

Sipas Global Petrol Price deri në fund të shkurtit, Shqipëra rezultoi me çmimin 1.29 dollarë për liter, ndërsa me rritjen e fundit ajo ka shkuar në 1.35.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. qytetari says:

    bravo shtetit dhe pushtetit merrja shpirtin popullit duke ngritur cmimet karburant si dhe energjin elektrike

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close