Raporti i INSTAT - Rritet me 9.9% hyrja e të huajve për turizëm, kryesojnë kosovarët
21/08/2017 - 19:03 Nga: Erblina Mile

Në 6 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë më shumë turistë. Sipas raportit të INSTAT, numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017, ka shënuar një rritje me rreth 13.9 %.Numri më i madh i shtetasve që kanë hyrë në vendin tonë është nga Kosova.

Rritet me 9.9% numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të INSTAT, numri i vizitorëve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në muajin qershor 2017, ka shënuar një rritje me rreth 13.9 %.

Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në vendin tonë në muajin qershor 2017 rezulton nga Kosova me 31.0 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 12,1 %, Greqia me 9,2 % dhe  Italia me 7,5 %.

Kosovarët vazhdojnë të mbajnë vendin e parë të pushuesve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës.

Ndërkohë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri për qëllime biznesi përbën 1.6 % të duke shënuar një rritje prej 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT udhëtimi i shqiptarëve, por edhe i të huajve është kryesisht në rrugë tokësore më pas renditen udhëtimet nga ajri dhe nga deti.

Nga të dhënat vihet re gjithashtu se edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmujorin e parë 2017 rritur 3.7 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close