Porti i Durrësit - Rriten me 22 % eksportet e xhamit e melaminës drejt Kosovës
16/06/2017 - 11:20

Në portin e Durrësit, shënohet rritje e eksporteve drejt Kosovës, ku materiale si xhami dhe melamina kanë pësuar rritje me 22 për qind. Në tërësinë e volumit tregtar që kalon në port, eksportet ruajnë trendin pozitiv me 10 për qind më shumë se importet, bazuar kryesisht tek çimentoja. Autoriteti Portual pret këtë vit edhe më shumë kroçera dhe jahte turistike.

Pesë muajt e parë të këtij viti shënojnë rritje të eksporteve me Kosovën nga porti i Durrësit, ku sipas shifrave të Autoritetit Portual dy mallra që kanë si destinacion Kosovën, si xhamat dhe melamina, janë rritur me 22 përqind.

Sipas zëdhënësit të këtij Autoriteti, Gëzim Kabashi, trendi është pozitiv në favor të eksporteve shqiptare në shifrën 10 për qind, bazuar më shumë tek shitjet e çimentos.

Gëzim Kabashi: Kryesisht me përpunimin dhe transportin e çimentos nga Durrësi në drejtim të porteve të Italisë dhe Maltës. 42 mijë ton mallrat e tjera që kanë mbërritur nga porte të tjera të Europës dhe që më pas janë drejtuar drejt Kosovës. Kjo është një risi për portin e Durrësit dhe mendojmë që do të ketë një zhvillim pozitiv.

Shifrat tregojnë gjithashtu një rritje të sasisë së mallrave dhe numrit të pasagjerëve që kanë kaluar përmes portit të Durrësit, krahasuar me një vit më parë.

Zëdhënësi Kabashi shprehet se porti i Durrësit pritet që edhe këtë vit të presë më shumë kroçera dhe jahte turistike që kanë planifikuar të udhëtojnë gjatë stinës së verës dhe vjeshtës ku deri tani kanë mbërritur 3 kroçerat e para. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Elisa says:

    Fantastike ecuria e eksporteve! Asgje nuk na mungon te jemi nje vend eksportues jo vetem ne Kosove por edhe ne Europe. Bilanci pozitiv i tregtise se jashtme sjell me shume rritje, me shume zhvillim dhe me shume vende pune per Shqiptaret. V

  2. Anxhela says:

    Rritja e eksporteve eshte nje tregues i drejteperdrejte i rritjes ekonomike dhe dhe permiresimit te kushteve te berit biznes ne Shqiperi keto kater vitet e ardhshme.

  3. Anxhela says:

    Rritja e eksporteve eshte nje tregues i drejteperdrejte i rritjes ekonomike dhe dhe permiresimit te kushteve te berit biznes ne Shqiperi keto kater vite.

  4. Alma says:

    Thjeshtimi i procedurave doganore dhe reformat e kane bere me te thjeshte per bizneset qe te rrisin shitjet e tyre jo vetem per prodhim vendas por edhe per eksport.

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close