Kërkojnë tjetër amnisti - Rivlerësimi i pasurisë, kush paguan pas 31 majit nuk përfiton uljen 2%
01/06/2017 - 15:10 Nga: Pranvera Bozhiqi

Qytetarët të cilët kanë aplikuar për rivlerësimin e pasurisë brenda 31 majit, por pagesën e bëjnë prej 1 qeshorit nuk do të përfitojnë uljen e tatimit 2%. Ashtu si aplikimet edhe pagesat do duhej të ishin bërë brenda këtij afati. Në zyrat e Hipotekës vijojnë kërkesat  e qytetarëve për rivlerësim edhe pse fluksi ka rënë pas mbylljes së proçesit të amnistisë. Janë qytetarët ata që kërkojnë të shtyhet edhe një herë amnistia për rivlerësimin.

Nuk do të përfitojnë nga tatimi 2% për rivlerësimin e pasurisë qytetarët të cilët edhe pse kanë aplikuar para mbylljes së afatit 31 maj, pagesat do ti bëjnë më pas.

Tashmë proçesi i amnistisë për rivlerësimin i nisur prej shtatorit ka përfunduar dhe regjimi i tatimit sipas ligjit me 15%  do të aplikohet mbi çdo qytetar që kërkon të  kryejë këtë proçes.

Gledisa Hajdini: Kanë ardhur dhe qytetarë të tillë të cilët kanë thënë unë e kam marrë gati përllogaritjen e tatimit prej 2% të rivlerësimit dhe kam ardhur të paguaj pasi për arsye nga më të ndryshmet nuk kam pasur mundësi të vi brenda datës 31 maj. Qytetarët i kemi kthyer mbrapsht pasi rivlerësimi ka pasur afat të përcaktuar 31 maj, çdo rivlerësim pas kësaj date është i pavlefshëm.

Por përsëri kërkesa që buron prej qytetarëve është të vendoset përsëri një regjim i përshkallëzuar i tatimit për rivlerësimin.

23 102 aplikime janë bërë vetëm për qarkun e Tiranës, ndërsa rreth 50 mijë janë në rang kombëtar prej muajit shtator deri në 31 maj.

Ka qenë ora 22:30 kur është larguar qytetari i fundit prej zyrave të ADISA.  Vetëm në tre ditët e fundit pranë zyrave të ZRPP janë bërë 3060 aplikime.

RIVLERËSIMI ME 2%

50 mijë aplikime kombëtare

23 102 aplikime në Tiranë

3060 aplikime në 29-30-31 maj

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vetting, Former President: Judges want to cover their irregularities

Close