Sqarimi - Rikonstruksioni i hotel Dajtit, BSH: Ja procedurat që u ndoqën për tenderin
14/06/2017 - 14:06

Ndërkohë që ka nisur rikonstruksioni i hotel Dajtit, Banka e Shqipërisë ka publikuar procedurat e ndjekura për tenderin por dhe për ndryshimin e fondit të financimit.

Në deklaratën për mediat thuhet se në vitin 2011 është miratuar Procedura e prokurimit për rikonstruksionin e ndërtesës së ish-hotel Dajtit.

Përzgjedhja e projektuesit u realizua duke konsideruar edhe eksperiencën me rikonstruksionin e ndërtesës qendrore të Bankës së Shqipërisë.

Përsa i përket fondeve shtohet se në dhjetor të vitit 2011 këshilli mbikqyrës miratoi fondin prej 16 milionë eurosh për rikonstruksionin e godinës vendim i marrë mbi bazën e projekt zbatimit të prezantuar nga projektuesi dhe të kontrolluar nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2013, fondi pësoi rritje si rezultat i ndryshimeve në projektin teknik bazuar në strukturën e objektit. Mbas kësaj fondi prej 18 milionë euro u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës në maj të vitit 2013 dhe kontrata u zgjat me tre vite.

Në tetor 2016 Banka publikoi në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” njoftimin për shprehje interesi. 10 kompani iu përgjigjën njoftimit, prej të cilave u ftuan 7.

Banka e Shqipërisë saktëson se Fondi për kontratën bazë dhe shtesat për rikonstruksionin e ndërtesës ishte në vlerën 15.8 milionë euro. Ndërsa, konkursi ndërkombëtar është aplikuar vetëm për përzgjedhjen e projektit për rikonstruksionin dhe jo për punimet e rikonstruksionit.

Gjatë vitit 2015-2016, Banka e Shqipërisë kërkoi një rishqyrtim  të gjitha kostove, dhe në përfundim, fondi u ul në 16 milionë euro.

Përsa i përket transparencës Banka e Shqipërisë thekson se pas nënshkrimit të kontratës, do të bëhet e ditur publikut emrin e subjektit fitues.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close