Rigjallërohet ndërtimi, në 3 muaj investime 11 miliardë lekë
29/06/2017 - 18:20 Nga: Pranvera Bozhiqi

Sektori i ndërtimit është rigjallëruar në muajt janar, shkurt dhe mars. Sipas të dhënave të INSTAT në tre muaj nga të 61 bashkitë janë dhënë 101 leje ndërtimi me vlerë 11 miliard e 58 milion lekë, për një sipërfaqe prej 91.864 m2.

Kryesisht numri i lejeve të dhëna ka qenë kryesisht për ndërtesat rezidente, ku përfshihen godinat e banimit që zënë 75.2% të lejeve, po ashtu edhe për ndërtesa jo rezidente ku përfshihen hotele, zyra, godina tregtare dhe të tjera objekte që zënë 24.8%.

Në ndërtimin e godinave për banim janë investuar 9 miliard të gjitha nga privatët. për ndërtimin e hoteleve, zyrave apo objekteve tregtare janë investuar prej subjekteve private 1 miliardë e 73 milionë lekë  ku 177 miliard janë financime shtetërore dhe 896  milionë janë financime private.

Sipas të dhënave te 1 miliard e 122 milion kanë shkuar për punime të infrastrukturës së transportit, autostrada, linja ujësjellësi dhe punime të tjera inxhinierike. fluksi më i lartë i lejeve të ndërtimi është në Tiranë me 43 leje, Vlora ka dhëne 16 leje ndërtimi, Durrësi 12, Elbasani dhe Fieri nga 7 leje ndërtimi, Shkodra 6 dhe Berati 5 leje. vihet re se me ndarjen e 61 bashkive, më shumë leje ndërtimi po jepen në qendrat kryesore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close