Intervista në Ora News - Punësimi kusht për investitorët, Beqiri: Pikënisje me 50 të punësuar
11/04/2017 - 22:16 Nga: Pranvera Bozhiqi

Viti zgjedhor në prag të sezonit dhe tensionet politike do mund të kenë ndikim negativ për fluksin e turistëve, por edhe për të ruajtur trendin e shëndoshë të ekonomisë të arritur derit më tani. Kështu shprehet Drejtori i Agjensisë Shqiptare të  Zhvillimit të Investimeve, Gent Beqiri. Ai veçon po ashtu se impakti përcillet edhe në nivelin e punësimit. Sipas drejtorit Beqiri, për klasifikimin e investitorëve strategjikë element kyç është edhe punësimi me nivel pikenisje 50 të punësuar.

Viti 2016 u rendit më i miri përsa i përket fluksit të turistëve në Shqipëri. Por 2017 ka disa pengesa të cilat pritet të kenë ndikim negativ.

Zgjedhjet në prag sezoni për Drejtorin e Agjensisë së Zhvillimit të Investimeve, Gent Beqiri, janë një element negative, por edhe pozitiv sepse mund të zgjasin sezonin.

Por lehtësitë e fiskale janë elementë shpresëdhënës.

Gent Beqiri: Ky vit është pak anomal sepse është një vit që ka dhe zgjedhjet dhe është në prag të një sezoni turistik. Do të ketë një ndikim negativ, i stimuluar pastaj dhe me uljen e taksës për sektorin urojmë që të paktën të jetë një vit po aq i mirë sa vitin e kaluar.

Sipas Drejtorit Beqiri, mesazhi i BB ishte i qartë lidhur me tensionet politike dhe klimën e biznesit. Sipas tij, investitorët kanë nevojë për garanci.

Beqiri: Inkurajues sepse shpjegon që ekonomia e Shqipërisë është një nga ekonomitë që po performon më mirë në rajon. Këtë lloj tendence ne duhet ta stimulojmë dhe jo ta frenojmë. Kjo tashmë duhet përkthyer edhe me një klimë shumë të qartë politike pa tension, me zgjedhje sa më të qeta.

Dy janë elementët për klasifikimin si investitor strategjik, niveli i investimit dhe impakti për punësim. Sipas kreut të AIDA, 50 të punësuar është niveli i fiksuar për investitorët.

Beqiri: Çdo investim që përkufizohet në zbatim të ligjit të investimeve strategjike patjetër që ka elementë të fiksuar përsa i përket nivelit të investimeve dhe nivelit të punësimit që si pikënisje ka 50 të punësuar plus.

Të dhënat zyrtare flasin për një regjistrim neto të sipërmarrjeve të huaja në më shumë se 1300 për vitin 2016. Peshën më të madhe e ka mbajtur sektori i energjisë.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close