“Puna e doganave” Drejtoresha Ikonomi e ftuar në “Para e Pasuri”
21/06/2017 - 15:39

Drejtoresha e Doganave, Belinda Ikonomi ishte e ftuar në emisionin “Para pasuri”  në Ora Neës të gazetares Aurora Sulçe.

Zonja Ikonomi foli për një rritje të të ardhurave nga lufta e kontrabandës dhe evidentimi i më i mirë i subjekteve me rrisk.

“Kemi rritur kontrollin për mallrat e akcizës që në periudhën e verës” tha ajo duke diskutuar dhe për një plan masash të shtuar për të kontrolluar lëvizjen e njerëzve që shtohet në sezonin veror.

 Një tjetër bisedë e rëndësishme ishte dhe funksioni i një taks forcë për kontrollin e hashashit dhe lëndëve të rrezikshme.

Projekti më i ri i doganave i cili aktualisht është në fazën pilot është pagesa e taksave doganore online pa dokumente në dorë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Basha: Ruçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin

Close