Vlerësimet e ATP - Pronarët edhe 4 ditë kohë për ankimim, ndryshe humbasin pronat
04/06/2017 - 12:50 Nga: Pranvera Bozhiqi

Pronarët kanë pak ditë kohë për të drejtën e animimit në Gjykatën Administrative, nëse nuk janë dakord me vlerësimin e bërë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për vendimet e 1995. Kryetari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi thotë se hapja e një proçesi gjyqësor është e vetmja mundësi për të shkuar në Strasburg nga ku mund të fitojmë të drejtën e pronës. Sipas tij pronarët po shpronësohen dhe zhvishen nga pronat me ligjin e fundit nr 133, por edhe me 14 ligje të tjera që transferojnë pronën nga njëra palë në tjetrën.

Të gjithë pronarët të cilët nuk janë dakord me vlerësimin financiar për vendimet e 1995, të bërë nga Agjencia e Trajtimit të Pronës apo edhe ata të cilëve çështja e tyre është konsideruar e ezuaruar deri në 8 qershor mund të bëjnë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kryetari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, thotë se pronarët do të marrin një rrugë të vështirë deri në Strasburg për të fituar të drejtën e pronës.

Vorpsi: Do u kërkojmë pronarëve të marin edhe njëherë një rrugë të mundimshme, por fatkeqësisht është e vetmja zgjidhje. Nëse pronarët nuk e ankimojnë sot brenda datës 8, këtë ndërhyrje që e ka bërë ligji, ata do të humbasin përfundimisht të drejtën e tyre. Sepse ai vendim i Agjencisë do të bëhet titull ekzekutiv dhe si i tillë nuk mundet më të ndryshohet dhe as të ankimohet në asnjë nga shkallët e gjyqësorit shqiptar.

Ndërsa Strasburgu është e vetmja rrugë për të pronarët, Vorpsi thotë se publikimi i listave nga ATP në kohë fushate ishte i gabuar.

Një tjetër shqetësim mbetet mos publikimi i vendimeve për 1700 dosje për cilat Vorpsi thotë se po luhet një lojë e dyfishtë.

Vorpsi: Janë minimalisht 1700 dosje të cilat kanë qenë pa një vlerësim. Agjencia nuk ka publikuar vendimmarrjen që ka marrë për ato vendime. Ka pasur pronarë që kanë shkuar në dyert e Agjencisë pikërisht për këtë problem dhe Agjencia u ka thënë që dosja juaj është vlerësuar dhe puna juaj ka marrë fund. Nuk mund të marrë fund nëse Agjencia nuk e ka publikuar vendimin e saj.

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” dënon edhe 14 ligje të qeverive të ndryshme të cilat transferojnë pronën nga një pale tek tjetra, ndërsa veçon se sot prona nuk është çështje e politikës, por çështje e së drejtës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. zoteri kryetare i shoqates says:

    nuk ishte e nevojshme qe ne si ishpronare te kemi perfaqesues ndaj nesh mbasi perfaqesuesi jone juridik eshte e drejta qe eshte fakt jan ligjet nderkombetare te drejtat dhe lirit njerzore,token dhe kufijt e dim ku i kemi ,kurse kufizimet 1 apo 8 apo 9 dit apo 1 vit ti bashke me ato qe te paguajn ty jan loj planesh por nje gje eshte e sigurt se padrejtesis zoti mallerishem nu i ka llen fitore drejtesin nuk mund ta rrezoni as me korrupsion as fjal as ligje e drejta ka fakte dhe faktet qendrojne jan dokument qe nuk zhduket por ardhja tek i zoti ka kohen e vet kur ti vin afati ju nuk keni fuqi ta ndaloni ate e din zoti e rendesisheme eshte qe un si ishpronare as se pranoj asnje lloj ligji me perjashtim te prones ose vleres aktuale nderkombetare sepse na masakruat dy here nje her ne 46 dhe njehere tani

Komento

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close