Projekti IADSA, 5 mln euro për 15 bashki të vendit
10/03/2017 - 17:45

Pesë milionë euro është vlera e investimeve që përfitojnë 15 bashkitë e vendit për projekte të ndryshme. Ministria e Financave së bashku me ambasadën italiane kanë shpallur fituesit e projektit IADSA. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se fondi do të shkojë si mbështetje e drejtëpërdrejtë për komunitetin.

Ahmetaj: Në rastin e IADSA ato janë projekte konkrete, janë projekte që kanë prekur, kanë përmirësuar drejtpërsëdrejti jetën e komuniteteve dhe kanë furnizuar pozitivisht nevojat që qytetarët dhe komunitetet kanë në nivel lokal.

Ambasadori italian Alberto Cuttilo tha se këto projekti kanë si qëllim të asistojnë në sektorë të ndryshëm të zhvillimit.

Cuttilio: Objektivi i projektit kanë qene investimet në sektorin e arsimit profesional për ti përgatitur të rinjtë sipas nevojës që ka tregu i punës, asistencë për sistemin e shëndetësië, ndihmë për shtresat vulnerabël të shoqërisë dhe në veçanti për të zgjidhur problemet e të rinjve që gjenden në vështirësi.

Bashkitë që përfituan janë Malësi e Madhe, Elbasan, Kavajë, Devoll, Skrapar, Roskovec, Librazhd, Cërrik, Delvinë, Himarë, Korçë, Vlorë, Tiranë, Vau i Dejës dhe Divjakë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close