Programi ekonomik i PD, debate të forta në Ekopolitikë
30/05/2017 - 22:15

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Dorian Teliti dhe Alban Zusi kanë zhvilluar debate në studion e  “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, në lidhje me menaxhimin fiskal.

Pjesë nga deklaratat:

Teliti: Sa TVSH mbledh ti sot në 2017. Mbledh 1.3 miliardë dollarë. 75 milionë dollarë është vetëm fatura vjetore e koncesioneve abuzimeve. T’i hysh se ku mund të gjesh 80 mln dollarë, për mua është diçka..

Zusi: Pse nuk ua lehtësoni jetën njerëzve…5% ulje totale mekanike, impakti i tij është i barabartë me 7% për ushqimin dhe 17 për qind për produktet e tjera. Kemi një balancim fantastik.

Teliti: Me gjendjen e administratës që është aktualisht sot, është ky lloj sistemi që ne ulim. Në qoftë se ne jemi të aftë ta rregullojmë pas 3 vitesh do të ishte shumë mirë.

Zusi: A do të jetë Republika e re apo Republika e vazhdimit. Në qoftë se është Republika e re mos e pranoni dështimin pa filluar. Nëse thua se sistemi është i dobët dhe nuk di ta bësh, atëherë ke dështuar. Duhet të marrësh përsipër sfidat.

Teliti: Sfidë është të bësh këto gjëra.

Zusi: Ti po më thua që edhe për 4 vjet nuk e menaxhon dot sistemin tatimor.

Teliti: Nëse nuk e menaxhojmë dot nuk i ulim dot taksat.

Zusi: Në qoftë se më thua që edhe në vitin e 4-t nuk e menaxhon sistemin me dy nivele, do të thotë që t’i nuk je në gjendje për të menaxhuar tatimet.

Teliti: Për dy tre vite.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close