Gjosha fton aktorët - Programi 92 mln euro për sektorë strategjikë
15/03/2017 - 16:38 Nga: Pranvera Bozhiqi

Programi i financimit të 5 sektorëve strategjikë prej 92 mln euro është gati për të pritur aktorët potencialë që mund të përfitojnë.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ftoi palët e interesuar të bëhen pjesë e një bashkëpunimi ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, teksa u shpreh se eurozona sot ndodhet në një moment të vështirë dhe skepticizimi mbi vlerat e unionit është në rritje.

Gjosha: Unë do doja sot t’i bëja thirrje të gjithë aktorëve veçanërisht shoqërisë civile që të sjellin sa më shumë projekt propozime për t’u bërë pjesë e këtij programi. Sot Evropa e bashkuar ndodhet në një moment shumë të vështirë, ndaj programe të tilla janë thelbësore, sepse vërtet ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave. Në këtë kontekst, ne sot kemi tre vende që bashkëpunojnë nën ombrellën e Evropës së Bashkuar.

Ministrja nënvizoi se eksperiencat që do të ndahen midis përfituesve të projekteve, nga ky program ndërkufitar karakterizohen nga diversiteti e do të shërbejnë si një tjetër vlerë e shtuar duke krijuar kështu “mënyrën evropiane të të menduarit”.

Gjosha: Eksperiencat që do të ndahen midis përfituesve të projekteve nga ky program ndërkufitar do të karakterizohen nga diversiteti dhe do të shërbejnë si një vlerë e shtuar duke krijuar kështu mënyrën evropiane të të menduarit.

Programi i financuar nga BE përmban projekte që do të zbatohen në sektorët ku vërtet nevojat janë të mëdha, fusha si mjedisi, konkurrenca, inovacioni, trashëgimia kulturore dhe natyrore, e transporti i qëndrueshëm.

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close