Eksportet - Produktet shqiptare të mishit dhe qumështit drejt Ukrainës, hiqen barrierat
17/04/2017 - 11:55

Ukraina heq të gjitha barrierattë cilat pengonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe qumështit. Lajmin e bëri me dije Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi.

Tashmë, Ukraina kthehet në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin  e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara këto 27 vite në asnjë treg botëror.

Zusi: “Më në fund të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre (sallamëra, djathëra etj.) mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Ukraina, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të  mishit dhe bulmetit.Që prej 27 vjetësh Shqipërinë edhe Shërbimi Shtetërore i Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ukrainë, e rendiste Shqipërinë si vend, me rrezik nga sëmundje të ndryshme në kafshë dhe të prekur nga gripi shpendëve.

Me gjithë problematikat dhe defiçencat që vijojnë, është fakt që kryesisht në sajë të sipërmarrjes private Shqipëria, ka bërë progres të fortë në drejtim të zbatimit të sistemeve të përparuara të kontrollit të sigurisë dhe cilësisë ushqimore.Ndërkohë që kapacitetet prodhuese (stoku i bagëtive sidomos i të imtave) janë të larta e madje ka rezerva edhe për më shumë”.

Zusi bëri me dije se në datat 28-29 prill 2017 do të mbahet forumi i eksporteve. Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas.

Zusi:Për ta konkretizuar këtë mundësi për eksportet shqiptare, Qendra e Eksporteve Shqiptare në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Doneskut, organizojnë në Tiranë më 28 dhe 29 Prill, forumin e parë të biznesit Shqipëri Ukrainë.Kjo është një mundësi e shkëlqyer për prodhuesit, fermerët dhe eksportuesit shqiptarë, për tu takuar dhe lidhur kontrata të drejtpërdrejta  për eksport të produkteve drejt këtij tregu 42 milionësh.

Ndërkohë jemi në kontakt me autoritetet e institucionet qeveritare në vend për të realizuar marrëveshje dy palëshe teknike (model certifikatash etj.) si dhe për të intensifikuar përpjekjet për hapjen e tregjeve për eksport të produkteve tona blegtorale dhe jo vetëm në vende të tjera”.

Ndërsa Elvira Sevostianenko, presidente e Dhomës së Tregtisë të Doneskut e cila është njëkohësisht edhe sekretare e përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare tha se kjo është mundësi për sipërmarrjen shqiptare për të lidhur kontakte dhe kontrata direkte me parterët ukrainas.

Sevostianenko: “Produktet ukrainase janë prezentë në tregun shqiptarë por përmes personave të tretë. Përmes këtij forumi synojmë të eliminojmë pikërisht këto palë të treta dhe produktet shqiptare apo apo ukrainase të shkojnë në tregjet përkatëse përmes marrëveshjeve direkte të kompanive” deklaroi Elvira Sevostianenko.

Sevostianenko foli edhe për nevojën e një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Sevostianenko: “Një prej qëllimeve kryesore të Dhomës së Tregtisë së Doneskut në bashkëpunim me Qendrën e Eksporteve Shqiptarë është nevoja e pasjes së një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Mospasja e një marrëveshje të tillë nuk i ndihmon bizneset e dy vendeve tona të bëjnë tregti me njëri tjetrin. Të tilla tarifa doganore duhet të hiqen. Detyra jonë është të nisim negociatat për bërjen realitet të një marrëveshje të tillë mes dy qeverive”.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close