Ekopolitikë - Premtimi i LSI për 170 mijë vende pune, Lazimi: Sektorët ku synohen
06/06/2017 - 22:45

Majlind Lazimi, sekretar për çështjet ekonomike në LSI sqaron në studion e “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, se si do të hapen 170 mijë vende pune.

Pjesë nga deklaratat:

Lazimi: Ekonomia ka dy elementë bazë, punën dhe kapitalin, punësimi sjell ekonomi dhe jo ekonomia sjell punësim. Në momentin që dikush punon sjell të ardhura. Asnjë nuk duhet parë punësimi i kosto.

Fatura në këtë rast nuk është se ne synojmë të hapim 170 mijë vende pune në sektorin publik. Ne themi për sektorin privat.

Arben Shkodra, Shoqata e Prodhuesve: Ju kërkoni të shtoni 170 mijë vende pune që t’i punësojmë ne? A duhet të kem një klimë tjetër biznesi?

Lazimi: Ne kemi bërë një analizë sektoriale. Ka sektorë që sjellin punësime të larta, si fasoneria, por edhe bujqësia. Ne besojmë që bujqësia ka një sektor me gjithë nënsektorët…ajo çfarë do të jetë motori i punësimit do të jetë sektori privat. Në bujqësi synohen 50 mijë vende pune. Në industri agropërpunuese kemi propozuar që në 5 vitet e para të mos ketë asnjë taksë për punësimet mbi 15 punonjës. Në këtë rast jemi të tretët për sa i përket premtimit. Platforma është 4 vjeçare.

Esmeralda Ballesha, eksperte për ekonominë: Në 4 vitet e shkuara janë punësuar 90 mijë veta po të shohësh shifrat e INSTAT. Ju jeni realistët në këtë program.

Lazimi: Ka edhe një sektor që është turizmi, ku mund të punësohen rreth 50 mijë persona.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close