Rritet konsumi - Përmbushet projeksioni i FMN, rritja ekonomike 3.46%
03/04/2017 - 15:56 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ekonomia shqipatarë është rritur me 3.46% gjatë tremujorin e katërt 2016, duke përmbushur projeksionin e qeverisë dhe FMN të parashikuar në 3.4%. Drejtorja e INSTAT bën publike të dhënat më të fundit, ku veçohet se turizmi edhe pse nuk ishte në sezonin e tij, në 4 muajt e fundit të 2016 pati rritje. Në progresion ka qënë edhe aktivteti  i ndërtimit, sigurimeve, ndërsa vijon të ecë negativisht sektori i industrisë nxjerrëse, arsimi dhe pasuritë e paluajtëshme.

Degët kryesore të ekonomisë u rritën në 4 muajt e fundit të 2016. 3.46% ishte rritja e produktit të brendshëm bruto shprehet Drejtorja e Insitutit të Statistikave Delina Ibrahimaj e cila shpjegon edhe faktorët ndikues.

Delina Ibrahimaj: Degët kryesore të ekonomisë, në tre mujorin e katërt të 2016, aktiviteti i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit shënojnë një rritje me 1.98 %. Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit u rrit me 5.14%, i ndikuar kryesisht nga rritje në nëndegën e energjisë elektrike me 61.94%. Ndërsa industria nxjerrëse vijoi trendin negativ duke shënuar rënie me 10.57%.

Rritje ka shënuar edhe konsumi i popullatës i cili mban edhe peshën kryesore të shpenzibmeve në ekonomi.

Delina Ibrahimaj: Konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 2.47%. Konsumi final i qeverisë u rrit me 1.76%,  formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 5.72 %.

FMN dhe qeveria kishte parashikuar në projeksionin e saj se rritja do të ishte 3.4%. Sipas INSTAT ekonomia shqiptare pati një rimëkëmbje të ngadaltë. Megjithëse nuk ishte në kohë e tij më të mire, turizmi ishte ai që regjistroi rritjen më të lartë tremujore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close