Firmoset marrëshja - Pensionistët mund të tërheqin pensionet në Credins Bank pa kosto
25/05/2017 - 16:31 Nga: Pranvera Bozhiqi

Pensionistët tashmë do të mund ti tërheqin paratë e tyre direkt në banka, pa pritur rradhën apo ditën kur i shkon postieri. Marrëveshja për të kryer këtë proçes është firmosur mes ISSH-së dhe bankës Credins.

Pa paguar asnjë kosto shtesë, të gjithë pensionistët mund të tërheqin pensionin e tyre përmes Credins Bank.

Marrëveshja e re për të kryer këtë proçes është nënshkruar mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Bankës.

Drejtori i Përgjithshëm, Maltin Korkuti, tha se do të vendosë në dispozicion databazën e të dhënave për të lehtësuar transaksionet. Po ashtu u sigurua se pensionistët nuk do të kenë asnjë kosto për këto veprime.

Maltin Korkuti: E gjithë kjo mendoj që është në frymën e zhvillimit të sistemit bankar dhe sistemit financiar në Shqipëri dhe mendoj që është plotësisht e merituar që edhe kjo pjesë e popullësisë shumë e nderuar të përfitojë nga këto shërbime cilësore. Të gjitha këto shërbime do të merren pa kosto shtesë dhe mbajtja e llogarisë do të jetë pa kosto për pensionistin dhe veprimet që bëhen brenda llogarisë do të jenë pa kosto.

Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, shprehet se kategoritë e reja të personave që dalin në pension e kërkojnë një shërbim të tillë, ndërsa veçon se tërheqja e pensioneve në bankë garanton shërbim më cilësor.

Astrit Hado: Thjesht të paraqesin një kërkesë tek ne që duan ta tërheqin pensionin tek sporteli i Credins dhe pastaj është detyra jonë edhe në kuadër të zhvillimeve elektronike janë thjeshtuar procedurat, bëhen më thjeshtë, ne automatikisht ja xhirojmë lekët pensionistit në llogarinë bankare.

Ajo që u nënshkrua mes dy drejtuesve ishte një rinovim i marrëveshjes ekzistuese prej së cilës aktualisht përfitojnë 6000 pensionistë.

Por prej këtij shërbimi, pensionistët mund të përfitojnë edhe shërbime te tjera pa kosto si pagesa e faturave apo kontrolle shëndetësore.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Po arriten te bejne kalimin e pensionit online eshte shume pozitive.

Komento

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close