Kërkohet më shumë energji - OSHEE zgjeron nënstacionin e Selitës, kostoja 6 mln lekë
11/01/2017 - 16:25

Shtimi i kërkesës për energji me uljen e temperaturave në të gjithë vendin, ka bërë që OSHEE të ndërhyjë për forcimin e nënstacioneve. 6 mln euro të investuara për nënstacionin e selitës pritet të përmirësojnë situatën me energji  disa zona problematike të Tiranës, ndërsa Ministri Damian Gjiknuri siguron qyetetarët se nuk do tu mungojë energjia. 

Gjashtë milion euro është kosotja e investimit të kryer nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë për zgjerimin e nënstacionit elektrik të Selitës. Vendosja e 6 fiderave të rinj pritet të përmirësojë furnizimin me energji për zonat e Unazës së Madhe, Rrugës “Teodor Keko”, ish Fusha e Aviacionit, Pallatet Hauai, Lapraka si dhe do të menaxhohen më mirë ngarkesat e zonave problematike të Misto Mame dhe Yzberishti.

Ministri Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Adminsitratori i OSHEE Adrian Çela, tha se ulja e fortë e temperaturave në këtë fillimiviti ishte një test për vlerën e investimeve të kryera, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka blerë energji nëkëto ditë të ftohta.

Gjiknuri: Konsumi i rritur shumë si dhe temperaturat e ulëta shërbyen si test i suksesit të investimeve tona. Në këto vite për shkak të reformës dhe parave të mbledhura për shkak të pagesave të qytetarëve po u kthehet në investime aq shumë të munguara.

Administratori Çela tha se gjatë 2017 do të kryhen punime edhe për 4 nënstacione ekzistuese.

Çela: Kemi parashikuar që brenda vitit të kryhen punimet për 4 nënstacione të reja për qytetin e Tiranës. Fuqizimin e atyre ekzistuese, pra nëstacionit të autotraktorave, fillimin e punimeve për nëstacionin e Kombinatit që është projekt i BB, nëstacionin e Kasharit, atë të Valiasit dhe nënstacionin e ri të Qendrës. Janë rreth 12 mln euro në proces përsëri për Tiranën, janë ndërtuar 170 kabina të reja të sistemit 20 kv dhe janë rinovuar 120 të tjera. Dhe vetëm për këtë vit parashikojmë rinovimin e 250 kabinave që janë të amortizuara si dhe ndërtimin e 8 fiderave të rinj.

OSHEE me të ardhurat e kompansië  për vitet 2015-2016 ka investuar rreth 20 milion euro për Tiranën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close