Në sitë dhe dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik
12/06/2017 - 15:43

Ministria e Financave, nën drejtimin e një ministre teknike të emërur nga PD, Helga Vukaj, po verifikon dhe procesin e dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politik të rregjimit komunist.

Ministria e Financave po punon për eleminimin e të gjitha pengesave artificiale dhe vonesave të shkaktuara gjatë këtij procesi thuhet në një njoftim për shtyp ku shtohet: 
“Ministria e Financave u kërkon shoqatave të ish-të përndjekurve politike dhe individëve të interesuar, që të përcjellin pranë nesh cdo shqetësim që ata kanë lidhur me procesin e dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politik të rregjimit komunist”

Gjithashtu vihet në dispozicion dhe numri 0676054545. (Whatsapp, Viber) për çdo denoncim

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close