Dyshime për cilësinë - Në Kosovë sot protestohet kundër importit të vezëve nga Shqipëria
13/06/2017 - 8:04

Shoqata e Shpërndarësve të Kosovës do të protestojë sot para Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me dyshimin e cilësisë së vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.

Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për KosovaPress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.

Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.

“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 cent”.

Sipas tij, Dogana dhe AUVK-u nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit vendor.

“ Dëmi i prodhuesve vendor është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama./KosovaPress/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close