Udhëzimi - Ndryshojnë tarifat për marrjen e patentës, pagesat sipas kategorive
10/03/2017 - 13:39

Qeveria ka ndryshuar pagesat për marrjen e lejes së drejtimit të automjeteve. Një udhëzim i Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Financave i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton tarifat e reja që janë të ndryshme sipas kategorive të patentës. Më konkretisht, tarifat janë si më poshtë:

  1. a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 (tre mijë) lekë;
  2. b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
  3. c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 (dy mijë) lekë;

ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 (tremijë) lekë;

  1. d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 (tre mijë) lekë.

Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare një ditë më parë.

Udhëzimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Political dialogue, PM Rama: Ready to dialogue, but without conditions

Close