Komisioni i Veprimtarisë - Ndryshimet në marrëveshjen me TAP, Shqipëria përfiton 90 mln $
11/04/2017 - 17:32 Nga: Florinda Merko

Në rast se do të miratohen ndryshimet e propozuara në marrëveshjen mes Gazsjellësit TAP dhe shtetit shqiptar, vendi mund të përfitojë deri në 90 milion dollarë si marzh fitimi. Ndryshimet e marrëveshjes janë diskutuar në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese.

90 milion dollarë është marzhi i fitimit të Shqipërisë në rast se do të arrihet marrëveshja që ndryshon përfitimet e Shqipërisë nga gazsjellësi TAP.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele, prezantoi para deputetëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese përfitimet e Shqipërisë nga ndryshimi i marrëveshjes.

Koli Bele: Ne mendojmë se Shqipëria është më gati sot për t’u bërë pjesë e tregtimit të gazit dhe ky proçes lidhet sigurisht për tu lidhur me Japin dhe Kosovën.Dyfishimi në të gjitha rastet do të ndodhë dhe është një lajm i mirë, i cili do të sjellë të ardhura direkte dhe indirekte dhe patjetër impakt në punësim në Shqipëri dhe më gjerë, pasi kemi interes që të mundësojë dhe lidhjen me Kosovën.

Kompania shtetërore “Albgaz” e ngritur së fundmi mund të angazhohet në mirëmbajtjen e rrjetit të TAP për Shqipërinë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close