Prej 1 qershorit - Ndryshimet në Kodin e Ri Doganor, nuk zgjidhen të gjitha shqetësimet
31/05/2017 - 15:05 Nga: Pranvera Bozhiqi

Prej 1 qershorit në të gjithë pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë do të zbatohet Kodi i Ri doganor. Por duket se ndryshimi i kodit të vitit 1999, nuk ka zgjidhur një sërë shqetësimesh të ngritura nga biznesi dhe prodhuesit vendas.

Orari i papërshtatshëm i doganave për import-eksportin e mallrave dhe pagesat për kontrollin në skaner ishin dy prej problemeve që u ngritën nga përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë.

Bardhyl Baltza, Përfaqësues i Prodhuesve Shqiptarë: Nuk kemi një vend që shkojmë në orën 10:00 në doganë dhe na thonë do kaloni nesër. Në Ballkan nuk ka, në Itali nuk ka, në vende të tjera nuk ka. Në cdo orë që të shkosh do kalosh. Nuk bëhet kontrolli me kontenierë, por bëhet me deklarata doganore. Pra kostot për ndërmarjet e fasonit u rritën shumë.

Arben Shkodra, Nënkryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Këto ndryshime nuk janë penguese, janë vetëm lehtësuese për sipërmarrjen.

Por e prerë ka qenë edhe përgjigjja e ardhur nga nëndrejtoresha e Përgjithshme e Doganave Mirela Meka.

Meka: Që në momentin që filluam punë ti hartonim këto dispozita dhe herë pas here i kemi publikuar në faqen tonë  ueb për të marrë komentet e tyre. Nuk kemi marrë asnjë lloj komenti. Ne operojmë edhe në varësi të orareve që kanë doganat homoleg sepse nëse ato nuk punojnë edhe ne nuk kemi se çfarë veprimi të kryejmë. Ndërsa sa i takon skanimit dihet që është një marrëveshje koncesionare i miratuar me ligj nga Parlamenti dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për të gjithë ju është institucion ligjzbatues.

Prodhuesit shqiptarë kanë paraqitur edhe një draft në Ministrinë e Financave për ndërhyrje në kodin doganor. Ishte biznesi ai që kërkoi këtë takim mes Këshillit të Investimeve, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Prodhuesve shqiptare dhe Drejtorisë së Doganave ku u referuan edhe shqetësime të tjera si burokracitë me dokumentet, procedurat dhe tarifat doganore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close