Raporti i INSTAT - Ndërtimi sektori kryesor i sigurimit të të ardhurave
30/06/2017 - 14:56 Nga: Florinda Merko

3.94% është rritja ekonomike për produktin e brendshëm bruto gjatë tremujorit të parë të 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT kontributin kryesor e kanë dhënë degët, ndërtim, hoteleri dhe transporte.

Deina Ibrahimaj, Drejtore e INSTAT: Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2017, në krahasim me tremujorin e parë të 2016, është rritur me 3.94%. Në krahasim me tremujorin e katërt të 2016,  ekonomia vlerësohet me rritje me 0.74%. Kontributin kryesor e Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1.00 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,51 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,51 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin paraardhës sipas INSTAT treguesi i produktit të brendshëm bruto është rritur me 0.74%

Ibrahimaj: Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2017 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016 shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,14 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 4,31 %. Ndikimin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë nën grupi Energji Elektrike i cili pati rritje me 10,81 % dhe Industria Përpunuese me 3,41 %.

Sektori i ndërtimit i cili ka shënuar edhe rritjen më të lartë është një nga sektorët që për një periudhë afatgjatë ka qenë i bllokuar për shkak të mosmiratimit të lejeve.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close