Moody`s ruan të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë
05/08/2017 - 15:29

Gjigandi i vlerësimeve, Moody`s ka ruajtur të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë, në B1 me perspektivë të qëndrueshme.

Raporti i Moody`s është thuajse identik me atë të Standart and Poor`s.
Agjencia vlerëson reformat që ka ndërmarrë qeveria si pasojë e përpjekjeve për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian, si: lufta kundër ekonomisë informale, lufta ndaj korrupsionit, reforma në drejtësi, etj. Edhe ligji i buxhetit organik vlerësohet me tone mjaft pozitive.

Projeksionet e Moody`s janë disi të ndryshme nga ato të Standart and Poor`s, pasi flasin për një rritje ekonomike në 3.6%, nga 3.7% që thotë agjencia rivale, dhe në 3.8% vitin e ardhshëm, nga 3.7% që thotë Standart and Poor`s.

Sipas Moody`s, ekonomia shqiptare mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme, përfshirë kapriçot e motit, duke pasur parasysh këtu impaktin e bujqësisë në ekonomi dhe varësinë e energjisë nga burimet hidrike.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close