Vendimi për PPP - Miratohen rregullat e reja për dhënien e koncesioneve, Financat japin firmën
23/02/2017 - 18:19 Nga: Pranvera Bozhiqi

Qeveria përmes një vendimi të miratuar në mbledhjen e 22 shkurtit, ka ndryshuar rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion apo partneritet publik privat.

Ka qenë Ministrja për Zhvillimin Ekonomik,  Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe Ministria e Financave  të cilët kanë propozuar ndryshimet në qeveri.

Ndryshimet e nenit 9 sipas vendimit parashikojnë që projekti i cili përmbush të gjitha kushtet, do duhet të marrë miratimin e Ministrisë së Financave, dhe në rast se ai nuk ka nevojë për mbështetje financiare, ai konfirmohet menjëherë brenda 10 ditëve. Në rast moskonfirmimi brenda këtij afati, ai quhet i dhënë automatikisht.

Për të gjitha projektet me partneritet publik privat të cilat pësojë ndryshime gjatë rrugës, pas miratimit të tyre, ose pas studimeve të fizibiliteti, autoriteti kontraktor duhet ta përcjellë përsëri për miratim projektin pranë financave për të verifikuar implikimet e mundshme fiskale. Kjo procedurë përsëritet edhe nëse bëhen ndryshime në kontratë apo transferim të saj.

Vendimi parashikon që autoriteti kontraktues para dërgimit për miratim të projektit me PPP duhet të garantojë që kostot e tij të përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar nga Kuvendi dhe brenda tavaneve të shpenzimeve për periudhën afatmesme.

Për çdo ndryshim në projekt, ai duhet të kalojë më parë për vlerësim nga Ministria e Fianancave dhe është kjo e fundit ajo që vendos për vijimin e procedurave nga koncesionari apo pezullimin e projektit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close