“Made in Albania”, Sipërmarrësit shqiptarë mblidhen në Shëngjin
01/04/2017 - 15:17 Nga: Elvis Hila

Prodhuesit e Shqiperisë, Maqedonise dhe Kosovës janë bërë pjese e një forumi ekonomik të sipërmarrjes shqiptare të organizuar në Shëngjin, me pjesmarrjen dhe të Ministrave të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes të vendeve respektive.

Diskutimet u përqendruan te krijimi i urave të bashkëpunimit midis sipërmarresve të tre vendeve dhe qeverive me qëllim që prodhuesit shqiptar të mos hasin pengesa.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Tiranë, Nikolin Jaka tha se qeveritë duhet t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes prodhuese shqiptare në mënyre që ta bëjnë atë konkuruese rajonale dhe globale, ndërsa kreu i Forumit Ekonomik shqiptar Agim Fejzo tha se prodhuesit nuk duhet të jenë të përçare.

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane: Të  unifikojmë praktikat më të mira të zhvillimeve ekonomike të vendeve të tjerë në mënyrë që Shqipëria, Kosova e Maqedonia të mos ketë më retorikë por axhendë të saktë se ku duhet të shkojë. 

Nga ana tjeter Ministrat e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes të Shqipërisë, Kosoves dhe Maqedonise kanë garantuar mbështetje për prodhuesit.

Me krijimin e forumit të përbashkët ekonomik, prodhuesit shqiptar deklaruan se do të jenë të bashkuar për të qenë konkurues në tregun global.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close