“Made in Albania”, Milva Ekonomi tur vizitash në sipërmarrjet e vogla
20/05/2017 - 18:47 Nga: Pranvera Bozhiqi

Rritja dhe mbështetja e sipërmarrjeve të vogla të familjeve shqiptare, ky është sektori tek cili janë kthyer sytë për zhvillimin ekonomik të vendit. Një tur i një lloji të veccantë ka nisur nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi për të parë nga afër formalizimin e produktit “Made in Albania”, origjinën e produktit, plantacionet dhe punën e familjeve për këto biznese të vogla. Një fond prej 10 mln lekësh është hapur nga ministria për femerët e vegjël, por edhe një listë e gjatë shqetësimesh ka mbërritur prej tyre.

Sipërmarrje të vogla familjare janë krijuar në vijimësi të kësaj tradite agrokulutore të zonës dhe të parëve të tyre në 15 vitet e fundit në Marikaj. Një ndër ta është edhe familja Subashi, pronare e këtyre plantancioneve.

Por biznese të tilla që duken si ishuj të shpërndarë në të gjithë vendin, janë ato tek ku janë drejtuar sytë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe familjeve shqiptare. Jo vetëm për tu dhënë mbështetjen financiare, por edhe për të shpërndarë shembullin e tyre për prodhimin “Made in Albania”, ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi ka nisur turin e vizitave në origjinën e produktit, në plantacionet e fermerëve.

Ekonomi: Dëgjuat që ullinjtë këtu kishin një moshë 2500 vjet ose 1500 vjet për të cilat vetë banroët e zonës, psh ne pamë nga afër këtë gjë, sesi një sipëmarrje jeton jetën e vet të prodhimit duke filluar që nga lënda e parë deri tek kulaifikimi i stafit, tek investimet dhe regjistrimi i markës.

Një formë tjetër komunikimi është vendosur mes institucioneve shtetërore dhe sipërmarrjeve, i cili sipas ministres Ekonomi ka sjellë përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Ekonomi: Këto kohera nëministri ka një dialog të rëndësishëm që bëhet mes ministrisë së linjës, ministrive të tjera, por edhe në institucioneve ndërkombëtare siç është BB, apo IFC, të cilët ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen e rregullave dhe akteve për ta bërë klimën e biznesit në Shqipëri më konkuruese dhe të ngjashëm me atë të vendeve të rajonit.

10 mln lekë të reja ka vënë në dispozicion për këtë vit, Ministria e Zhvillimit  Ekonomik për mbështetjen e këtyre bizneseve familjare të prodhimit “Made in Albania”.

Ekonomi: Fondi i vënë në dispozicion për këto biznese në këtë vit është 10 mln lekë të reja dhe mbështet iniciativa që kanë të bëjnë me agroturizmin që mbështesin ekonominë rajonale që i shërbejnë ndërmarrjeve të vogla që ekzistojnë në një rajon të caktuar dhe i japin vlerë të caktuar rajonit.  

Po ashtu shqetësimet e ardhura nga prodhuesit janë listuar mbi tryzën e punës së ministres Ekonomi. Ato lidhen me procedurat ku prodhuesit kalojnë për eksportin e produkteve, nivlein e subvencionimit apo edhe kërkesa për ndryhyrjen e shtetit për mbështetje financiare të proceseve me kosto të lartë për sipërmërrjet e vogla.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close