Banka e Shqiperise - Leku vs Euro
05/06/2017 - 16:54 Nga: Pranvera Bozhiqi

Një nivel i lartë i kreditimit në euro e ekspozon sistemin bankar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit dhe për këtë arsye Banka e Shqipërisë kërkon të ruaj dhe të mbrojë stabilitetin financiar përmes një plani për të nxitur rritjen e përdorimit të lëkut në financa dhe ekonomi.

Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një intervistë të dhënë për Reuters.

Sot jemi në situatën kur edhe pse monedha kombëtare është leku, dërgesat e emigrantëve në euro, dhe lidhjet tregtare dhe bankare me vende anëtare të eurozonës, si Italia dhe Greqi, apo edhe me fqinjët si Kosova dhe Mali i Zi, që kanë vendosur në mënyrë të njëanshme ta përdorin euron në Shqipëri .

Për të realizuar këtë qëllim veçon guvernatori, qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 duhet të përqendrohet te reformat strukturore. Ai vuri në dukje se plani i veprimit për reduktimin e kredive me probleme ka sjellë uljen e tyre nga 23.5 për qind e totalit të kredisë që ato zinin në vitin 2013 në 16.6 për qind në muajin prill 2017.

Dhe kjo sipas tij ka ardhur falë nxjerrjes së kredive të humbura prej tre vjetësh, jashtë bilancit të bankave, ristrukturimit të tyre dhe performancës së klientëve ekzistues.

Raporti i sotëm i huadhënies nga bankat është 55 % kreditim në euro dhe 45 % në lekë. Ndërsa depozitat në euro përbëjnë 60 për qind të kursimeve. Sejko tha se banka qendrore inkurajon bankat tregtare të mbajnë depozita në lekë dhe ato po u komunikojnë klientëve t’i konvertojnë kreditë në lekë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close