Bashkëpunimi me Shqipërinë - Kuvajti mbështet projekte për arsimin profesional dhe bamirësinë
22/02/2017 - 16:48 Nga: Florinda Merko

Kuvajti do të mbështesë fuqizimin e arsimit profesional në Shqipëri. Në një takim të përbashkët, Ministri i Mirëqënies së Sociale dhe ai i Kuvajtit kanë nënshkruar projektet e bashkëpunimit të nisura në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Kuvajti në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve kanë nisur disa projekte bashkëpunimi.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, falenderoi Ministrin kuvajtian për mbështetjen financiare që vendi i tij ka dhënë në vite, mbështetje që ka shkuar veçanërisht për njerëzit në nevojë.

Klosi: Nevoja e formimit të tregut profesional në Shqipëri jo vetëm për tregun e brendshëm por për ta pasur edhe si mundësi të punësimeve të vazhdueshme në vendet e Gjirit Persik dhe po ashtu për të pasur mundësi që në Shqipëri të fillojnë të zhvillohen ambjentet për pritjen e turistëve nga populli kuvajtian është në themelin e bashkëbisedimit ndërmjet dy institucioneve tona.

Klosi dhe homologu i tij folën për projektet e përbashkëta, ku qeveria e Kuvajtit po mbështet fuqizimin e arsimit profesional në vend, perpos hapjes dhe ndihmës se qëndrave për njerëzit në nevojë.

Mohammad al-Jabri: Diskutuam me Ministrin tuaj dy nga çështjet më të rëndësishme të investimeve, bëhet fjalë për investimet në arsimin profesional dhe ato të bamirësisë. Kuvajti ka mbështetur dhe do të mbështesë sa herë të shohë të arsyeshme nismat e qeverisë shqiptare.

Ministri i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri u prit në vizitën zyrtare nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close