Ekopolitikë - Kurthi i depozitave, Civici: Shqipëria ka 3.5 mld euro para të fjetura
18/07/2017 - 22:34

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, thotë se Shqipëria duhet të zgjidhë një otrë e më parë situatën paradoksale që ka me likuiditetin e parave ndaj biznesit.

Në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora News të gazetares Aurora Sulçe, Civici tha se vetëm në sistemin bankar flenë  3.5 miliard euro, ndërkohë që biznesi vuan për para dhe detyrohet të gjejë zgjidhje alternative, përfshirë dhe fajdet.

Civici: Ka një paradoks, të gjithë e njohim sistemin bankar dhe sistemin financiar. Sot në vendet në zhvillim që ngjajnë me Shqipërinë është problem likuiditeti. Në të gjitha analizat që bëhen në këto vende, mungojnë paratë dhe ato i kërkojnë ku të munden. Shqipëria është në një situatë paradoksale. Shqipëria ka vetëm në sistemin bankar 3.5 miliard euro që rrinë të fjetura.Sot raportin mes kredisë, aseteve bankare dhe depozitave e kemi 47%. Vetëm 47% e depozitave dhe kapitalit bankar jepet në formë kredie, Kroacia e 147%. Jo vetëm që përdor gjithë atë që ka por është mnbi atë. Kemi një paradoks që duhet ta zgjidhim, ju gëzuam Triestes për 1.4 miliard euro për 6 vjet për 7 vendeve. I gëzohemi një investimi që na vjen.Si mund të dalim nga ky kurth që Shqipëria është shumë likuide, ka shumë para të lira ndërkohë që biznesi vuan për likuiditet.Ky është problemi që ne duhet të zgjidhim.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close