Kontroll - Kuponi, Tatimet: Shumë biznese nuk deklarojnë xhiron ditore
10/03/2017 - 14:27 Nga: Pranvera Bozhiqi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parlajmëron kontrolle për kuponin tatimor nëpër biznese. Përgjatë këtyre dy muajve të vitit 2017 pas verifikimeve është konstatuar se bizneset fshehin një pjesë të xhirove ditore. Ndërsa të tjerë paraqesin numër kuponësh dhe transferta e vlerës nga pajisja fiskale është shumë të ulët.

 Një numër i madh tatimpaguesish nuk bëjnë ccdo ditë transmetimit e xhirove në përputhje me vëllimin e vërtetë të shitjeve.

Ky fakt bëhet i ditur nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve e cila kërkon zbatimin e detyrimit ligjor lidhur më përdorimin e pajiajes fiskale.

Nga monitorimi dhe verifikimi i këasaj drejtorie konstatohet se edhe në rastet kur transmetimet e ketyre xhirove jane kryer, rezulton se vlerat nga pajisjet dhe numri i kuponave ditore të prerë është në vlerë të ulët duke fshehur pjesën tjetër.

Drejtoria e tatimeve u kërkon përsëri bizneseve se kuponi tatimor është dokumenti i kërkuar ligjërisht për ccdo tatimpagues që shet mallra apo ofron shërbime me para më dorë. 

Në mbështetje të këtij detyrimi ligjor, pranë administratës tatimore është ngritur një sistem monitorimi on-line, i cili ndjek dhe regjistron çdo ditë, të dhënat e transmetuara nga pajisjet fiskale të çdo tatimpaguesi.

Referuar të drejtës së saj për të kontrolluar, administrata tatimore është duke planifikuar kryerjen e vizitave fiskale në vendet e ushtrimit të veprimtarisë, për evidentimin e fakteve dhe faktorëve që mund të kenë sjellë për pasojë uljen ose reduktimin e xhiros së kryer, si dhe faktin se përse nuk janë kryer transmetimet ditore sikurse parashikon legjislacioni. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close