Takim me biznesin - Kumbaro: Gjirokastra ta shfrytëzojë mbrojtjen nga UNESCO
05/04/2017 - 13:14 Nga: Entjola Budo

Nga Gjirokastra, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, i bënë apel sipërmarrësve të shfrytëzojnë asetet e trashëgimisë kulturore për të zhvilluar biznesin dhe për të rritur nivelin e jetesës në qytetin e gurtë. Në një takim me biznesin lokal, Kumbaro dhe Ekonomi thanë së Gjirokastra duhet të shfrytëzojë markën si qytet i mbrojtur i UNESCO-s.

Gjirokastra duhet të shfrytëzojë markën si qytet i mbrojtur nga UNESCO.

Deklarata u bë nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë një takimi me Dhomën e Tregtisë së qarkut Gjirokastër, ku kërkoi më shumë vëmendje për mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore.

Mirela Kumbaro: Unë nuk shoh tjetër tendencë dhe tjetër mundësi zhvillimi për Gjirokastrën përveçse kombinimit të potencialit të trashëgimisë kulturore me potencialin ekonomik të zhvillimit, ku nuk mund të jetë vetëm qyteti pr Gjirokastra me qarkun rreth e rrotull.

E pranishme, Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi u njoh me shqetësimet e biznesit dhe mundësitë për të bërë më tepër për të kontribuar në rritjen e tyre.

Ajo tha se reformat e ndërmarra nga qeveria kanë lehtësuar ndjeshëm sipërmarrjen, ndërsa rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.46%.

Milva Ekonomi: Ishte një shqetësim që lidhet me disa lehtësira proceduriale sa i takon mënyrës sesi eksportohen produktet dhe si caktohet kodi i referencës, një shqetësim tjetër kishte të bënte me incantivat që mund të jepeshin në sektorin e energjisë, me rimbursimin automatik të  TVSH-së.

Në takimin e mbajtur me biznesin në Gjirokastër, ishte i pranishëm edhe i deleguari i PS-së për qarkun, ish-Ministri Bledi Çuçi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close