Rritja nga 1 janari - “Kriposen” fluturimet në Rinas, taksa shkon 202 euro
14/03/2017 - 21:41 Nga: Pranvera Bozhiqi

Që prej 1 janarit 2017 për çdo fluturim që niset nga terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, paguhet taksë më e lartë operatorët.

Pagesa është një taksë mbi terminalin dhe është Organizata Eurocontrol ajo që bën me dije në publikimin e saj se prej 1 janarit, taksa mbi terminalin është 202.07 euro në TIA dhe norma e intereset për çdo pagesë të vonuar të detyrimeve nga operatorët e transportit ajëror është 9.88%.

Sipas Eurocontrol kjo pagesë  bëhet vetëm në monedhën euro dhe për vjeljen e pagesave të terminalit ajo është e ngarkuar nga shoqëria shtetërore Albcontrol në zbatim edhe të legjislacionit shqiptar.

Kjo taksë për vitin 2016 ishte 158.7 euro dhe normat interesit për çdo vonesë pagese ka qenë më e lartë, 10.06%. Aeroporti i Rinasit është i vetmi në Shqipëri që  mundëson transportin ajror dhe përpos tarifave për fluturimet, arkëtohen edhe të ardhura për fluturimet të cilat prekin hapësirë shqiptare, edhe pse mund të mos e kenë atë një destinacion final.

E ndërsa Shqipëria regjistron edhe çmimet më të shtrenjta në rajon për biletat e fluturimeve, kjo rritje e taksës do të përkthehet edhe në rritje të mëtejshme të çmimit të biletës për udhëtarët që zgjedhin Aeroportin e Rinasit.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close