Jo falje! - Konfindustria kundër amnistisë fiskale: Godet rëndë biznesin e rregullt
26/02/2017 - 12:58 Nga: Pranvera Bozhiqi

Konfederata e Industrive të Shqipërisë shprehet kundër nismës së qeverisë për falje të detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas saj, ligji i jep një goditje me pasoja të rënda konkurencës së biznesit të rregullt. Konferderata argumenton se ligji duhet shoqëruar edhe me politika të uljes së ngarkesës tatimore, sepse rikrijimi i borxheve nga subjektet vjen për shkak të pamundësisë së tyre për të paguar dhe kur numri i bizneseve pa aktivitet ka arritur në 90 mijë.

Pas Dhomës Amerikane të Tregëtisë, është Konferderata e Industrive të Shqipërisë që renditet kundër ligjit të faljeve të detyrimeve tatimore dhe doganore.

Përmes një reagimi zyrtar, Konfindustria vlerëson, se faljet e përsëritura fiskale nuk mund të prodhojnë përfitime të qëndrueshme për bizneset dhe ekonominë kombëtare, nëse ato nuk do të shoqërohen edhe me përmirësim rrënjësor të politikave të uljes së ngakesës tatimore.

Rrjedhimisht kjo nismë, – argumenton Konfederata,- godet me pasoja të rënda konkurrencën për biznesin e rregullt.

“Ndërsa ligji i faljeve i vendosur në kohë zgjedhore, prodhon pasoja edhe më të rënda psikologjike mbi biznesin dhe qytetarët”, thotë Konfindustria.

Konfindustria thotë se ndër arsyet kryesore të rikrijimit të njëpasnjëshëm të stokut të madh të detyrimeve fiskale edhe pas kryerjes në mënyrë të përsëritur të faljeve fiskale, është pamundësia objektive për të paguar nga bizneset dhe individët.

Sipas Konfederatës ekonomia shqipare vazhdon të ndjejë thellë pasojat e krizës globale dhe proçesi në vazhdim i ristrukturimit të saj, duhet të shoqerohet me politika me kah drejt zbutjes të barrës fiskale.

Arsyetimin e mësipërm, Konfindustria e bazon në të dhënat më të fundit ku numri i bizneseve pa aktivitet në disa vite të njëpasnjëshme ka arritur mbi 90 mijë duke përbërë mbi 50% të të gjithë numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara në shkallë vendi.

Ndërsa falja e 90 mld lekëve sipas Konfindustrisë është 8% e PPB të vendit.

Dhoma Amerikane: Amnistia fiskale dekurajon biznesin e ndershëm

Falen 90 mld lekë detyrime, ligji kalon në qeveri

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close