Energjia elektrike - KESH hap tenderin për të blerë energji për muajin shtator
21/08/2017 - 19:33 Nga: Erblina Mile

Thatësira e tejzgjatur dhe kuotat e ulta në HEC-e kanë detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të hap tenderin për blerje energjie edhe për muajin shtator. Ndërkohë që Banka Botërore i ka dhënë të drejtë KESH-it që të fondin prej 23 milion eurosh për të blerë energji.

Mungesa e reshjeve gjatë verës ka detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të blejë energji edhe për muajin shtator.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni është publikuar njoftimi ku i bëhet thirrje kompanive private që të paraqesin ofertat.

KESH kërkon të blejë mbi 129 mijë megavat energji për periudhën nga 1 deri më 30 shtator, ndërkohë që sasisa tjetër që nevojitet për të plotësuar nevojat e vendit për konsum do të importohet nga OSHEE.

Qeveria ka akorduar 4.5 miliard lekë për blerje energjie me anë të ndryshimeve të fundit në buxhet.

Ndërkohë që edhe Banka Botërore ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi.

Gjatë korrikut dhe gushtit është importuar gjithashtu energji elektrike  që kap një vlerë mbi 50 milionë euro.

Ndërkohë përsa i përket muajve në vijim gjithçka është e lidhur me kushtet meteorologjike, pasi sistemi energjetik i vendit është tërësisht i varuar nga uji.

/Oranews.tv

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close