Vendimi i BSH - Kartëmonedhat 200 e 5000 lekë do të kenë konfigurim të ri
08/06/2017 - 10:58

Kartëmonedhat 200 e 5000 lekë do të kenë konfigurim të ri. Vendimi është marrë dje nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë i cili miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim.

“Seria e re e kartëmonedhave do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë te publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë” thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Po kështu u miratua prodhimi u materialeve të printimit për kartëmonedhat 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë

Kartëmonedhat me vizatime dhe elemente sigurie të përmirësuara, parashikohet të jenë në qarkullim, duke nisur prej fillimit të vitit 2019.

Këshilli Mbikqyrës i BSH miratoi edhe disa ndryshime në rregulloren “Për përcaktimin e nivelit të vendimmarrjes në mbikëqyrjen e veprimtarive bankare dhe financiare”

Rishikimi i rregullores erdhi si nevojë e përshtatjes së saj me dispozitat e ligjit të ri dhe të akteve të reja rregullative të mbikëqyrjes për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, me qëllim përfshirjen e proceseve të reja licencuese dhe mbikëqyrëse në anekset që sigurojnë delegimin e kompetencave për këto subjekte.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close