Java e parasë, Credins Bank financon 3 çmime per “Best Videos”
28/03/2017 - 15:47 Nga: Florinda Merko

Banka e Shqipërisë ka çelur këtë të hënë javën Globale të Parasë. Guvernatori i bankës Gent Sejko tha se kjo javë aktivitetesh është e rëndësishme pasi i ndihmon të rinjtë të hedhin hapat e parë për të ardhmen e tyre duke kursyer.

Gent Sejko:  “Shqipëria është një nga 140 shtetet që janë pjesë e procesit për edukimin financiar dhe do të ketë si moto edhe këtë vit: ‘Mëso, kurse e fito’

Tre prej çmimeve të konkursit “Videoja më e mirë” u financuan nga Banka Credins.  Zv/drejtorja e përgjithshme e Credins Bank Monika Milo tha se për përzgjedhjen e fituesve janë marrë në konsideratë tre elementë; edukimi financiar, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjive.

Monika Milo: Këtë vit zgjodhëm të mbështesim konkursin e organizuar nga shkollat e mesme në realizimin e disa videove. U zgjodhën tre videot më të mira ku morëm në konsideratë tre elementë mjaft të rëndësishëm siç ishin; edukimi financiar, kreativiteti dhe përdorimi i teknologjive.

Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet për fituesit e konkursit të vizatimit me temë paranë.

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e  fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close