Shitjet me pakicë - INSTAT: Rritet konsumi në tremujorin e katërt 2016
16/03/2017 - 17:46 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në fundin e vitit 2016 ka pasur një rritje të shitjeve me pakicë të artikujve industrialë si elektroshtëpiake dhe hidrokarburet.

Sipas të dhënave që vijnë nga Instituti i Statistikave indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë e tremujorit të katërt 2016 është rritur me 8. 6 % krahasuar me 2015, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritja ka qenë 3.6 %.

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë, për produktet jo-ushqimore është rritur në nivelin 7,8 %, volumi i shitjeve për tregtinë e hidrokarbureve është rritur 10.6 % krahasuar me 2015, por është ulur me 8% në raport me tremujorin paraardhës.

Ndikimi kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë ka ardhur grupi “Artikuj jo-ushqimore me 3,7 pikë përqindje; grupi “Tregti me pakicë i Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 3,4 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +1,6 pikë përqindje. 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close