Ekopolitikë - Hoti: Ka rritje ekonomike, por paradoks është punësimi
21/02/2017 - 22:14

Pavarësisht se vendi ynë ka rritje ekonomike, kjo nuk është reflektuar në shifrat e punësimit. Altin Hoti, zv/rektor në universitetin “Mesdhetar” sqaron në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe në Rtv Ora News, thotë se kjo paradoksale dhe jep arsye pse ndodh.

Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë pranë grupit parlamentar të PD, thotë se faktori kryesor i kësaj rritjeje është projekti TAP.

 Hoti: Gjendja e ekonomisë shqiptare është e vërtetë që është e vështirë të artikulohet. Kur flasim për gjendjen e ekonomisë ne duhet të flasim me gjithë rezervat, shifrave zyrtare të që janë INSTAT ose Banka e Shqipërisë. Nëse i referohemi rritjes ekonomike që është një tregues shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik, ajo ka shënuar rritje. Problemi që më shqetëson është se nuk ka korrelacion të mirëfilltë midis papunësisë dhe rritjes ekonomike. Nuk reflektohet në ekonominë reale. Nëse do të kishim rritje ekonomike do të reflektohej në mënyrë drastike në uljen e papunësisë dhe rritje të punësimit. Ose hapësira e ekonomisë shqiptare ka nivele të larta të informalitetit, ose kemi të bëjmë me një korrelacion të rritjes që ose shprehet në letër ose nuk është i reflektuar në ekonominë reale.

Teliti: Kishte një shqetësim para disa ditësh që reflektonte shumë qartë. Gjithmonë do të ketë rritje ekonomike Shqipëria. Rritja ekonomike e vitit 2016 meqë doli edhe ministri i Financave. Nëse ne e zhveshim nga projekti i TAP-t çfarë ndodh në ekonominë shqiptare? Në rast se ekonomia nuk do të kishte këtë projekt madhor, rritja ekonomike do të ishte 1.6 për qind më e ulët. Duke qenë se një projekt ka dhënë impaktin kryesor. Kjo lidhet me atë studimin ku të pasurit. Ekonomia shqiptare ecën vetë tek 2%. Studimi i FIA-s thotë se 70% e investitorëve të huaj nuk investojnë në Shqipëri.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close