Tiranë - Hotel Sheraton hap dyert për panairin bio
13/05/2017 - 16:06 Nga: Florinda Merko

Hotel Sheraton ka hapur dyert për të pritur panairin e prodhimeve shqiptare “Sheraton goes bio”. Gjatë të gjithë ditës në Hotel Sheraton biznese të ndryshme kanë patur mundësinë që të ekspozojnë produktet e tyre shqiptare.

Përgjatë të gjithë ditës, adhuruesit e ushqimeve 100% shqiptare do të kenë mundësinë ti gjejnë ato në panairin “Sheraton goes bio” të organizuar nga Hotel Sheraton Tirana.

Organizatorja e panairit, Silvana Subashi, tha se panairi organizohet me qëllim që të nxiten konsumatorët drejt prodhimeve shqiptare.

Etiketat e përdorura në produktet e ekspozuara kanë një domethënie të veçantë.

 “Sheraton goes bio” nuk është vetëm slogan i panairit por ky është edhe themeli i filozofisë së shefit të ri të kuzhinës së Sheraton Tirana, Davide Concas me origjinë italiane dhe eksperiencë në zhanre të ndryshme kulinarike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close