Ekopolitikë - Hodo: Nuk është rritur barra kontributive, prapë akumulojmë borxhe
04/04/2017 - 22:46

Astrit Hodo, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, thotë në Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe në Ora News, se pavarësisht se barra kotributive nuk është rritur, borxhet ndërkohë shtohen.

Ai shprehet se ka edhe një fenomen tjetër që kompanitë u mbajnë rreth 11 për qind të pagës individëve dhe atë nuk e derdhin tek Sigurimet.

Pjesë nga biseda: 

Hodo: Mos falja e kontributeve një gjë pozitive edhe për sa i përket skemës edhe për të punësuarit sepse nëse do të faleshin kontributet do të arrinim në një situatë që këta qytetarë nuk do të ishin mbrojtur nga elementë të sigurimeve shoqërore.

Sulçe: Sa është totali i gjobave dhe kamatëvonesave që falen ne rast se paguhet kontributi?

Hodo: Behet fjalë për 50%  të gjithë totalit. Përgjithësisht janë gjoba qe vendosen për shkak te vonesave. Këto gjoba janë gjoba te vendosura për shkak te formalitetit sepse kanë deklaruar punonjësit e tyre pra janë të rregullt por kanë pamundësi financiare prandaj nuk i paguajnë nga kjo pikëpamje  është mirë që të paguhen.

Është edhe një fenomen tjetër ku shumica e bizneseve te mesme i mbajnë 11.2% të pagës bruto nga paga punonjësve, ia marrin individit dhe nuk ia deklarojnë tek sigurimet shoqërore. Çka do të thotë është edhe një abuzim tjetër.  

Soko: Pse ka akoma kaq shumë borxh? Si ndodhi që kemi akoma 100 milionë dollarë borxh ndaj nga Institutit të Sigurimeve?

Hodo: Nga këto 100 milionë dollarë, i bie që 50 milionë dollarë të jetë principal i papaguar. Këtu janë që nga të vetëpunësuarit e thjeshtë e deri tek korporatat e mëdha. Kontributet shoqërore nga viti në vit është ulur. Ka edhe një fenomen tjetër; paga minimale ka 4 vite që nuk është ndryshuar. Ka qenë 22 mijë lekë dhe aq është edhe sot. Kjo do të thotë se nuk është rritur barra kontributive, e megjithatë prapë akumulojmë borxh.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close