Analiza vjetore - Hidrokarburet gjenerojnë problematika, Tushaj: Operatorët të papërgjegjshëm
02/03/2017 - 17:12 Nga: Pranvera Bozhiqi

Në bilancin e bërë për vitin 2016, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore shpreh shqetësimin se operatorët e tregut të hidrokarbureve nuk janë korrekt me marrëveshjet e bëra me shtetin. Drejtori i Agjensisë, Viktor Tushaj, thotë se kompanitë vonojnë proçedurat dhe dokumentacionet, ndërsa evidentoi kompaninë Albpetrol si shqetësimin kryesor. Një tjetër problematikë e ngritur nga Agjensia është se shumë konçesionarë flenë mbi pasuritë natyrore dhe nuk i shfrytëzojnë ato.

Kompanintë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës nuk i plotësojnë kërkesat e marrëveshjeve të dakordësuara me shtetin shqiptar.

Kështu u shpreh Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Viktor Tushaj, në analizën vjetore të këtij institucioni, sipas të cili ky sektor vijon të gjenerojë problematika, që fillojnë prej vonesave me dokumentacionet.

Viktor Tushaj: Prezantimi i dokumentave nga kompanitë të cilat janë në kontratë me AKBN shpesh herë vinë me vonesë, këto programe duhet të dërgohen për miratim në AKBN që në fillim, duhet të ishin dërguar që në muajin tetor. Megjithë përpjekjet, shpesh herë dhe në të shumtën e rasteve ka vonesa.

Shqetësues mbeten detyrimet e kompanisë Albpetrol.

Viktor Tushaj: Ta ketë pak parasysh edhe kompania Albetrol e cila në të gjitha rastet dhe gjatë gjithë kohës nuk ka respektuar afatet në marrëveshje. Mendojmë se duhet ti kërkohet me forcë edhe nga Ministria që ta ndjekë detyrimin kompania Albetrol në zbatimin e marrëveshjeve dhe licensave për afatet.

Për Kryetarin e Këshillit Drejtues, Koli Bele, konçesioniarët flenë mbi letra dhe mbi pasuritë natyrore, duke mos i shfrytëzuar ato.

Koli Bele: Përgjatë shumë viteve në Shqipëri ka qenë tradita e njerëzve që kanë marrë qoftë kocesione hidrike apo ato minerare, duke u shndërruar në tregtarë letrash. I mbajnë ato të drejta, ato pasuri të pashfrytëzuara duke shpresuar ndoshta ti shfrytëzojnë diku apo ti shesin në interesin e tyre.

Në raportin vjetor të AKBN u evidentuan disa prej problematikave në sektorin minerar, të hidrokarbureve dhe energjisë. Ndërsa prioritet mbetet sektori energjisë së rinovueshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close