Hapen proçedurat - Hetim për bankat, kanë shtrembëruar konkurrencën
28/03/2017 - 20:41 Nga: Pranvera Bozhiqi

Bordi i Autoritetit të Konkurrencës ka hapur proçedurat për hetim të përgjithshëm në sektorin bankar. Pas një monitorimi të bërë, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar abuzime për shkak të pozitave dominuese të bankave. Rezultatet flasin për fitime të mëdha të bankave në kushtet e një stanjacioni të kreditimit në vend, interesa të larta për kreditë dhe të ulta për depozitat si edhe rritje të komisioneve për pagesat brenda vendit. Rekomandime dhe detyra janë lënë edhe për Bankën e Shqipërisë, për të cilën është kërkuar të ndërhyjë me udhëzime dhe urdhra si një rregullator për sektorin.

Autoriteti i Konkurrencës pas hetimit të kryer për sektorin bankar dhe monitorimin e tyre vëren se konkurrenca në këtë sektor mund të jetë shtrembëruar apo kufizuar, duke abuzuar me pozitën dominuese të tyre.

Në vendimin e 7 marsit 2017 të Bordit të këtij autoriteti u konstatua se bankat kanë norma të larta fitimi në kushtet e një stanjacioni të kreditimit, interesa të ulta të depozitave dhe diference e lartë me interesat e kredive.

Po ashtu rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit.

Për të gjitha rezultatet e monitorimit, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të hapë proçedurën e hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar për të vlerësuar nëse konkurrenca në këtë sektor është e shtrembëruar si pasojë e sjelljes së një ose disa bankave.

Po ashtu janë kërkuar të dhëna dhe informacione nga subjektet që operojnë në treg, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave.

Për këto shqetësime janë zhvilluar edhe tryeza diskutimi me insititucionet e sipërpërmendura dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik duke u lënë edhe rekomandimet përkatëse.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, sektori bankar ka nevojë për një mbikqyrje më të fortë ndaj sjelljeve antikonkurrese dhe BSH duhet të ndërhyrjë si rregullator.

Është kërkuar po ashtu rishikimi i memorandumit të mirkuptimit mes BSH dhe Autoritetit të Konkurrencës, riformulim i rregullores së Bankës së Shqipërisë  lidhur me transparencën e produkteve dhe shërbimet bankare financiare.

Por mbi të gjitha kërkohet që ti mundësohet klientit lehtësi dhe ulje të kostove.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Australi, kapet krokodili gjigant

Close