Lushnje - Gratë sipërmarrëse, Ambasada holandeze program për nxitjen e tyre
21/02/2017 - 14:09 Nga: Julian Kasapi

Fed Invest, fondacioni që nxit sipërmarrëset gra, ishte në Lushnje ku u takua me gratë e përfshira në projekt. Ambasadorja holandeze, si një nga mbështetëset e projektit, vlerësoi numrin e lartë të grave të përfshira si një mënyrë për të patur sukses dhe për të shtuar vendet e punës.

Kredidhënia për gratë e suksesshme ne sferën e biznesit ka nxitur sipërmarrëset në Lushnje.

Projekti i FED Invest i nisur prej një vit me mbeshtetjen e qeverisë holandeze ka vijuar me ndihmën e grave sipërmarrëse, të cilat kanë mundur të çojnë para biznesin me investimin e zyrës së Lushnjes.

Dewi Van de Werd: Dua të përgëzoj gratë sipërmarrëse të krahinës së Lushnjes për pjesëmarrjen dhe iniciativën në të bërit biznes. Jam e impresionuar nga progresi i bërë në këtë projekt. Ne jemi të fokusuar edhe tek mbështetja e grave në politikë. Ne besojmë se sa më shumë gra në biznes apo politikë, do të shpjegojnë shumë pikëpyetje që ndeshim sot.

Për nënkryetaren e Bashkisë së Lushnjes dhe gratë sipërmarrëse nxitja përmes fondeve, është një mbështetje domethënëse për zhvillimin e një biznesi.

Takimi vijoi me vizitat ne bizneset e grave sipërmarrëse, të financuara nga FED Invest permes programit te mbeshtetur nga qeveria holandeze.

/Oranews.tv/


 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Turqia varet nga Gjermania

Close