Firmoset marrëveshja - Gjermania dhe Zvicra japin 47 mln euro kredi për 8 ujësjellës-kanalizime
18/04/2017 - 17:38

Qeveria shqiptare ka firmosur marrjen e kredisë prej 47 mln euro për ndërtimin e 8 ujësjellës kanalizimeve. Marrveshja me qeverinë gjermane dhe bankën KFW u firmos nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe i Transporteve Sokol Dervishaj. Dy ministrat vlerësuan se investimi pritet të përmirësojë furnizimin me ujë për 8 qytetet.

47 mln euro për furnzimin me ujë dhe kanalizime është kredia e radhës e marrë nga qeveria shqiptare. Marrëveshja për programin e infrastrukturës bashkiake u firmos nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, ai i transporteve Sokol Dervishaj, ambasadorja gjermane Suzzanë Shultz dhe përfaqësueti e bankës gjermane KFW.

Ahmetaj: Kredia e qeverisë gjermane për lerën prej 35 milionë euro, granti i qeverisë zvicerane me vlerën 10.4 mln euro dhe grant ii qeverisë gjemrane me vlerë 2 mln euro. Programi i infrastrukturës bashkiake 3 dhe 4 do të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit të furnizmit me ujë dhe kanalizime në bashkitë e përfshira në program: Delvinë, Kuçovë, Berat, Gjirokastër, Lushnjë, Prrenjas, Kamzë, Librazhd.

Dervishaj: Për ti ofruar qytetarëve shqiptarë një shërbim sa më vcilësor, me një kosto të përballueshme dhe për të menaxhuar dhe për të mirëmenaxhuar këtë sektor në mënyrë që uji i pijshëm mos jetë më një gangrenë.

Programi do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nëpërmjet dy fazave. Faza përgatitore për planifikimin dhe inspektimin e investimeve dhe hartimin e studimeve.

Ndërsa faze e dytë konsiston në zbatimin e investimeve të planifikuara, përgatitjen e dokumentave të tenderimit për punimet dhe mbikqyrjen në terren nga kontraktorë përmes procesve të prokurimit sipas rregullave të KFË. Huaja që do të akordohet nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar me afat më të gjatë shlyerje 40 vjet duke përfshirë 10 vjet pa pagesë principali.

TRE FINANCIMET E KREDISË

  • Kredia e Qeverisë Gjermane në vlerën prej 35 milione EUR
  • Granti i Qeverisë Zvicerane (SECO) në vlerën prej 10,4 milione EUR, si dhe
  • Grant i Qeverisë Gjermane në vlerën prej 2 milione EUR.
  • TOTALI 47 Milion EUR

BASHKITË PËRFITUESE

  1. Delvinë
  2. Kuçovë
  3. Berat
  4. Gjirokastër
  5. Lushnjë
  6. Prrenjas
  7. Kamzë
  8. Librazhd

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close