185 mln euro për tre linja - Gazsjellësi TAP, nevojat e vendit plotësohen deri në 2040
28/02/2017 - 17:22 Nga: Pranvera Bozhiqi

Masterplani i gazifikimit të vendit ka identifikuar gjurmët e tre linjave kryesore nga Fieri në Tiranë, ku do të shpërndahet gazi i TAP për tregun shqiptar si me kosto rreth 185 mln euro. Deri në 2040 tregu si furzinues kryesor do të ketë TAP, ku përfshihen konsumatorët industrialë dhe impiantet e prodhimit të energjisë. Ndërsa tre linjat do të përfundojnë për tre vjet.

Nevojat e Shqipërisë për gaz natyror nga 2020 deri në vitin 2040 janë llogaritur të përballohen nga masterplani i gazsjellësit TAP.

Magazinimi i gazit do të bëhet në Dumre, prej nga do të bëhet gazifikimi i qyteteve të mëdha dhe konsumatorëve industrialë, duke përfshirë impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga djegia e gazit natyror.

Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Dritan Spahiu, në takimi përmbyllës të masterplanit me mbështetjen e BE, shpjegon projektet prioritetare të TAP-Fier-Vlorë, TAP-Fier-Ballsh dhe dega e transmetimit për Tiranën dhe Durrësin.

Kostoja e investimit për rrjetin transmetimit dhe shpërndarjes së gazit është rreth 185 milion euro dhe ajo do të realizohet në trekëndëshin Fier –Vlorë-Ballsh aty ku ndodhen edhe përdoruesit më të mëdhenj të tij.

Mbështetja financiare vjen përmes kuadrit të investimeve të Ballkanit Perëndimor prej 1.100.  000 euro.

Projektet do mund të zbatohen për tre vjet, pra në peridudhën 2018-2020.

Linja e parë lidh Fierin me TEC Vlorë 40 km

  • 15 mln euro gazjellesi + 32 mln euro rrjeti

Linja e dytë Fier-Vlorë- Ballsh 39 km

  • 11 mln euro + 69 mln euro rrjeti

Linja e trasmetimit përr Tiranën e Durrësin 35 km

  • 11 mln euro

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close