Përplasja me Ministrat teknikë - Çela: Qeveria gati të miratojë kredinë 22 mln euro për blerjen e energjisë
04/07/2017 - 21:57

I rikthyer rishtazi në menaxhimin e OSHEE, drejtori administrativ Adrian Çela garanton se është siguruar furnizimi me energji për muajin korrik.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, Çela tha se kompania i ka të gjitha resurset financiare që të garantojë furnizimin me energji elektrike edhe nga importet.

Nuk ka asnjë shans për errësirë, tha ai.

Sa i takon debatit të hapur së fundmi për bllokimin nga Ministrat teknikë të kredisë 22 mln euro të Bankës Botërore, Çela tha se qeveria është gati të kalojë këtë VKM në ditët në vijim me të cilin me të cilin Korporata Energjitike do të blejë energjinë për muajin gusht.

Intervista

Sulçe: Besoj po na ndjek, është me shqetësim situata tashmë me furnizimin me energji elektrike. E para nëse mund të na informoni si është realisht situata dhe e dyta, si është krijuar ky ngërç le të themi ku prej disa ditësh ka akuza dhe kundërakuza mes Ministrisë së Energjisë për ish-administratorin e OSHEE por edhe për Ministrat teknik?

Çela: Në rradhë të parë duhet të garantoj të gjithë qytetarët e vendit që furnizimi me energji elektrike është i garantuar. Nuk ka nevojë të bëjmë asnjë alarm, vërtetë nuk prodhon kaskada po kompania i ka të gjitha resurset financiare që të garantojë furnizimin me energji elektrike edhe nga importet. Tani ne kemi mbyllur edhe për muajin korrik dhe në muajt në vazhdim duke programuar, duke bërë një skenar për të përballuar situatën duke shpresuar që në fillim të gushtit do të rikthehen reshjet dhe do ta lehtësojë gjendjen financiare të kompanisë dhe të vazhdojnë procedurat me investimet. Pra do të hiqen pjesë nga investimet dhe do ti kalojnë energjisë.

Sulçe: Paratë ekzistojnë pra?

Çela: Po kompania i ka. Kjo është e para që duhet të garantoj qytetarët, kam dëgjuar gjithë këto ditë krizë ekonomike, errësira nuk ka asnjë lloj arsye apo shansi të ketë errësirë. Qytetarët janë të garantuar për furnizimin e energjisë elektrike. Ajo çfarë dua të them për pjesën tjetër, dëgjova të gjithë skenarët e mundshëm të spiunazhit, komploteve etj. Unë i bëj një thirrje të jemi më konkretë dhe më të sinqertë. Në rradhë të parë dua ta sqaroj situatën. Koorporata Energjitike shqiptare furnizon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për klientët tarifor.  Pjesën e humbjeve, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike në rast se ka teprica koorporata energjitike e merr me një cmim që është marrëveshje e aprovuar me cmimin e bursës te Budapesti. Kur nuk ka, e blen. Sa i takon problemit të muajit qershor, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka bërë importin e energjisë, atë që akuzohet përsa i përket pjesës së tariforëve, sepse atë e ka detyrim e ka koorporata energjitike për ta furnizuar. Dhe koorporata energjitike ka bërë atë lloj furnizimi. Përsa i takon zërave që ishin të ulëta, sepse niveli duhet të ketë qenë 278 ose 280, nuk e mbaj mend, është se koorporata energjitike ka një fond prej 23 milionë eurosh ose 30 milionë dollarësh, të dhëna nga kredia e Bankës Botërore, e cila është dhënë që në vitin 2014. Në rast se ka situata të ngjashme duhet përdoret ajo për të blerë energji për të garantuar klientët tariforë, të cilët KESH-i ia shet OSHEE me 1.45, që është çmim i rregulluar. OSHEE bën importin për pjesën tjetër. Duke parë nivelin e humbjeve që ishte programimi i OSHEE sa duhet të ishte që është ai, i mjaftonte prodhimi i HEC-eve dhe prodhimet e të tjerëve. Nuk është se OSHEE nuk ka bërë se ka dashur të bëjë skenar të tillë, por u parashikua të kalonte VKM dhe për atë që nuk furnizonte dot KESH-i, do ta blente nëpërmjet atij fondi 23 milionë. VKM është bllokuar për arsye që Ministria e Energjitikës i ka bërë të qarta, pra nuk është OSHEE që i bën këto sqarime.

Është bllokuar dhe kam një lajm sikur po kalon në OSHEE ky vendim. Në ditët në vazhdim, për muajin gusht nëse do kalojë vendimi i Këshillit të Ministrave ku Koorporata e Energjitikës mund ta përdorë prej 23 milionë, koorporata do të blejë energji për sasinë e klientëve tarifor që të rregullojë që i nevojiten operatorit të shpërndarjes. Ndërsa nivelin në humbje, operatori i shpërndarjes e blen në tregun e lirë  dhe në lidhje me atë që thuhet për cmimin se është blerë me 10 euro, nuk është se cmimi blihet, nuk është se energjia blihet në fund të muajit kur del cmimi mesatar, por në fillim të muajit kur ka një parashikim cmimi rritje të bursës dhe më pas asaj i shtohen kosto e transmetimit, të shohim sa ka qenë kosto e transmetimit në atë muaj, ka edhe kosto të tjera, prandaj është shumë e thjeshtë të bëhen +10, -10 për të bërë këto krahasime se duhet të shohim edhe disa vlera të tjera që ka plus. Cdo kompani duhet të shikojë përvec kostos së transmetimit, kostos së blerjes dhe kostove të tjera duhet të fusë edhe një fitim të caktuar. Për këto 2 vite e gjysmë, cmimi i blerjes së energjisë nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike është lehtësisht i krahasueshëm, është në nivelet më afër në cmimin e bursës, nga më të ulëtat në historinë e këtyre 25 viteve. Përsa i përket rastit që dëgjova se ka patur ndërprerje, mund të ketë pasur, nuk e diskutoj por jo për shkak të furnizimit me energji elektrike por mund të kenë qenë defekte dhe ka një fakt që kur ngarkesat e energjisë elektrike rriten në rrjet, pikat e dobëta të rrjetit sepse ne tashmë e dimë se trashëgojmë një rrjet me problemet që ka pavarësisht investimeve që kemi bërë, japin, provokojnë defekte më të shpeshta sesa kur ke një konsum më të ulët. Do të jap vetëm një fakt. Ditën e enjte dhe ditën e premte dhe të shtunë, ngarkesa në rrjet vetëm në qytetin e Tiranës ka qenë e njëjtë me atë ngarkesë që ka qenë në javën e janarit kur ishte -16, -15 gradë. Pra ngarkesat në rrjet kanë qenë maksimale të shënuar në 20 ditët e fundit.

Sulçe: Z.Çela më kanë ardhur mesazhe nga qytetarë të cilët përballen me ndërprerje të energjisë, ndoshta dhe për faktin që ju sapo e përmendët, për shkak të ngarkesave. Gjatë verës, keni marrë masa?

Çela: Gjatë javës së kaluar, ne i kemi bërë edhe publike, ka patur raste të dëmtimit të fiderave. Marrim vetëm qytetin e Tiranës ku ndërmarrje të kompanive të treta që kanë punuar për llogari të Bashkisë së Tiranës, për llogari të Ujësjellësit na kanë dëmtuar fidera dhe kanë shkaktuar këto dëme dhe defekte. Ne jo vetëm që i kemi bërë mediatike, publike këto, i kemi denoncuar dhe në prokurori, polici, do të vazhdojnë të ndiqen gjithë këto kompani. Masa po, i kemi bërë publike dhe masat, jo vetëm për garantimin e sezonit turistik në të gjithë vijën bregdetare dhe në gjithë zonën turistike, por edhe për qytetin e Tiranës ku ngarkesa është maksimale, ne kemi ngritur grupet e gatishmërisë. Gjithashtu dhe në Bashkinë e Tiranës, jo më larg se sot pra kemi patur dy ditë rresht takime dhe sot kemi konkluduar në ngritjen e një grupi të përbashkët, mund ta quajmë task-force që do të monitorojë të gjithë kompanitë që po punojnë në qytetin e Tiranës, si për investimet në infrastrukturë apo kompani private po ndërtojnë pallate,  të cilat dëmtojnë rrjetin elektrik dhe japin këto pasoja, dhe japin këtë kosto si kompanisë dhe qytetarëve. Nuk ka asnjë rast të vetëm në gjithë territorin që të ketë kufizim të energjisë elektrike. Këtë e garantoj dhe e them me përgjegjësi të plotë. Është garantuar furnizimi me energji elektrike. Defektet janë tjetër gjë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close