Porositë e fundit - FMN: Qeveria të mos japë stimuj fiskalë, të konkretizohet taksa e pronës
01/03/2017 - 16:35 Nga: Pranvera Bozhiqi

Një tjetër vlerësim pozitiv vjen nga FMN në një raport të plotë të saj në përfundim të programit 3 vjeçar me Shqipërinë. Meqënëse vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare, FMN nuk harron të lërë edhe porositë e fundit për qeverinë, për mos dhënien e stimujve fiskalë, vijimin e reformës për taksën e pronës brenda 2017, reformës në drejtësi dhe rritjen e kapaciteteve të adminsitratës tatimore. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përshëndeti vlerësimin e FMN.

Një raport të plotë të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të mbyllje të programit me Shqipërinë, vjen një tjetër vlerësim për arritjet në ekonominë shqiptare.

Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Anita Tuludhar thotë se: “Programi ishte i sukseshëm për Shqipërinë në rrugën e shërimit dhe shëndoshjen e financave publike. Falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, ne mund të mbështesim reformat që janë kritike pë rritjen. Programi ka forcuar kuadrin institucional, janë reduktuar dobësitë e ekonomisë, është ruajtur stabilitiet ekonomik pavarësisht kushteve të vështira të jashtme jo të favorshme”.

Por mëqënëse Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve paralamentare, FMN ka lënë disa porosi për qeverinë për të mos dhënë stimuj fiskalë.

Nga ky institucion ndërkombëtar financiar kërkohet përshpejtimi i reformës për taksën e pronës, e cila sipas projektit të qeverisë do të vendoset për tu mbledhur në faturat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm gjatë 2017.

FMN këmbëngul në avancimin e reformës në drejtësi dhe reformave strukturore të lidhura me të.

Pas këtij vlerësimi ka reaguar edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmetaj thotë: “Një tjetër vlerësim për suksesin e programit me Shqipërinë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vlerësoi përmes një deklarate zyrtare, arritjet kryesore të ekonomisë shqiptare përgjatë tre viteve të fundit, me fokus rimëkëmbjen ekonomike, uljen e borxhit dhe konsolidimin makroekonomik e fiskal. Duke rekomanduar vazhdimin e reformave, FMN e vendos theksin kryesisht tek avancimi i reformës në drejtësi dhe reformave strukturore të lidhura me të, për zgjidhen e problematikave të institucioneve dhe inefiçencës së sistemit gjyqësor”.

FMN vë në dukje reformat kyçe në administratën tatimore kanë përparuar, duke përfshirë edhe zbatimi i një sistemi të ri të IT-je dhe ristrukturimin plotë organizativ me një fokus menaxhimin e risku. Megjithatë mbetet sfidë  rritja e kapaciteve të administratës tatimore.

Sugjerimet e FMN

-Uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe nevojave për huamarrje

-Reformimin e taksës së pronës dhe reduktimin e përjashtimeve

-Modernizimin e administratës fiskale, rritjen e eficencës së menaxhimit të financave publike

-Uljen e mëtejshme të nivelit të kredive me probleme

-Avancimin e reformës në drejtësi, BE dhe reformave strukturore të lidhura me të

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM: Kalvari në gjykata i inspektores se AKU. U shkarkua 3 herë

Close