Raport - FMN: Rreziku politik kaloi, Eurozona më e fortë
24/07/2017 - 16:25 Nga: Anjeza Hoxha

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport mbi rishikimin e ekonomisë globale ku vlerësohet  se ekonomia globale pritet te rritet me 3.5% kete vit dhe 3.6 % në vitin 2018.

Këto parashikime kane mbetur te pandryshuara ne krahasim me raportin e muajit Prill,  dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së  pritshmërie për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ndërkohë qe perspektiva për Evropën është përmirësuar.

Fondi Monetar thekson se rimëkëmbja ciklike tashmë që rreziku politik është zvogëluar mund te jete me e forte dhe me e qëndrueshme ne Evropë.  Duke u bazuar në shifra, është vënë re një rritje krahasuar me muajin prill. Kështu nga 1.7% qe  parashikohej rritja për Eurozonën, pritshmëritë e FMN-se janë rritur ne 1.9%.

Ne “ World Economic Outlook”, FMN ka korrigjuar ne rritje ekonominë e disa shteteve të Eurozonës, si Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, të cilat kanë shënuar një ecuri më të mire sesa pritshmëritë e muajve të parë të vitit.

Edhe për Evropën ne zhvillim, pritshmeritë mbeten pozitive, të udhëhequra nga një rritje me e forte sesa parashikimi ne Turqi, si rrjedhoje e eksporteve të larta. 

Ndërkohë kërkesa e jashtme pritet te jete pozitive si rrjedhoje e përmirësimit të aktivitetit te partnereve të Eurozonës.

Për sa i përket Shqipërisë raporti nuk përmban të dhëna te detajuara por  referuar raportit të muajit Prill, FMN parashikonte qe ekonomia shqiptare te rritet ne 3.7% këtë vit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close